Plas sherri në PS, Petro Koçi përmend personat që nuk kanë punuar për zgjedhjet: Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste

0

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Petro Koçi, përmes një postimi në facebook të bërë ditën e djeshme ka ndezur një ‘sherr brenda llojit’ në Partinë Socialiste.

Koçi teksa ka bërë një analizë të rezultatit të 25 Prillit në qarkun e Fier-it, ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryetarin e PS-së për Rajonin 2 në Fier, Fatjon Elezaj, se nuk ka punuar në fushatë dhe ka qenë aty thjesht sa për dekor politik.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Elezaj, i cili përmes një postimi në facebook gjithashtu i përmendi tradhëtinë që deputeti i ka bërë Partisë Socialiste në të kaluarën, si dhe theksoi se nuk do ta lejojnë tentativën e tij për perçe të PS-së.

Postimi i Petro Koçit: TE RRIME DREJT DHE TE FLASIM DREJT!

NJE ANALIZE PARAPRAKE

Analiza e zgjedhjeve te 25 prillit nuk ka nisur akoma. Pritet qe te kemi se shpejti nje dokument kriteresh ku do mbeshtet kjo analize. Megjithate kemi te dhena te majftueshme per te prezantuar nje analize paraprake, jo perfundimtare.

Perpara fushates , me shpalljen e listave te zgjedhesve ne iu perkushtuam punes se parreshtur per identifikimin e elektoratit ne qytet. Ndersa heret e kaluara skanimi i listave ishte bere formal, kesaj rradhe kembengulem qe te rrisnim perqindjen e njohjes se elektoratit nga 50 deri 60 ne 70 deri 80 perqind.

Gjithashtu permiresuam skemen organizative me koordinatore ne baze lagjeje. Sepse listat zgjedhore ne baze alfabeti nuk mund te skanoheshin ne perqindjen e deshiruar vetem nga OS ne baze QV.

Megjithese ne kushte pandemie grupet e punes dhane nje kontribut shume te vyer i cili dha frutet e veta. Selia e PS per muaj me rradhe u shnderrua ne arene pune te jashtezakonshme. Mirenjohje pafund cdo aktivisti te PS.

Rajoni i drejtuar nga A.O percaktoi koordinatoret me te mire sic ishte B.C etj. Pati ndonje tjeter si F.E qe koordinatoret i caktoi per dekor politik per meritat qe do duheshin pas beteje sic ishte rasti i E.S.

Dega e PS te bashkise Fier mori rezultatin me te mire ne qarkun e Fierit. Nese shifres se votave per PS do ti bashkonim vetem gjysmat e votave te pavlefshme atehere do kishim thuajse te njejtin rezultat si ne 2017 en.

Si subjekt kemi marre me shume vota sesa ne 2019 en dhe ne 2015 en. Kjo deshmon se manovra politike e realizuar ne vjeshte solli produkt.

Por nga me te miret ne qark ne duhet te ngjitemi serish te me te miret ne Republike.

Efektet e qeverisjes, sidomos transformimi i qytetit nga Qeveria dhe punet e bashkise ishin nje argument ne favorin e shpreses per realizime te reja ne mandatin e ri.

Dua ti shpreh mirenjohjen pergjegjesit politik te qarkut per nje fushate intensive dhe te kudondodhur. Kryetari i bashkise gjithashtu u angazhua fort ne aktivitetet elektorale ne gjithe territorin tone politik si edhe ne ne aktivitetin organizativ para fushates. (Ky vleresim ska lidhje me reagimet e hutuara te koheve te fundit ndaj vleresimit tim politik se ne Fier ka zgjatje te duarve te krimit drejt financave publike dhe ku ska asnje akuze emerore)

Gjykoj se pertej aktiviteteve masive metoda me e mire do ishte ajo dere me dere. Ashtu jo vetem qe takon me shume njerez, por komunikimi eshte ndryshe; behet sy nder sy dhe krijon lidhje te drejteperdrejte te politikanit me zgjedhesin.

Administrata me performancen e saj nuk ndihmoi. Nderkohe imazhi i saj ne disa sektore si kadastra apo arsimi kishin vleresim negativ, duke u kthyer ne kosto politike per PS. Ndryshimet e bera para fushates sollen nje qasje te re. Me vjen cudi sesi keto dite kadastra i eshte rikthyer konjuktures se vitit te kaluar.

Ajo qe bie ne sy eshte rritja e votave per opoziten PD ne kurriz te LSI.

Bashkimi PD-PDIU ne Fier dhe perpjekjet me para per te permbysur rezultatin brenda listes se PD dha efektet kryesore.

Nese votave te saj i shtojme perqindjen e logjikshme te votave te pavlefshme ne rang bashkie atehere ajo ka nje shtese prej 4000 votash. Ne fakt rreth 3000 prej tyre jane ato qe ka humbur LSI.

Nderkohe nje dore te fortesh ne Fier qe punuan per partine e Metes arriten te na shkepusnin vota te konsiderueshme ne disa qendra votimi.

Nje element i rendesishem qe duhet analizuar eshte edhe vota preferenciale. Ky faktor shpesh beri qe paraqitja jone te mos ishte serioze. Disa prej kandidateve nuk respektuan kodin e percaktuar nga lidershipi i partise. Nje pjese e administrates u vu ne sherbim te kandidaturave qe vinin prej rradheve te saj. Ndersa une bera thirrje publike per te votuar me shume nr 12 si parti dhe nr 10, Gramoz Ruci si individ, pati te tjere qe ngaterruan elektoratin duke i vene theksin mbi nr personal te tyre.

Mendoj se vota preferenciale e kthen sistemin ne dimension te forte maxhoritar duke e zbehur thelbin proporcional. Dhe nga ana tjeter kjo rrit luften e brendshme deri ne perdorim te elementeve te paskrupullt.

Rezultati i PS Fier eshte dinjitoz.

Fitorja e ketyre zgjedhjeve ne rang vendi eshte padyshim merite e EDI Rames.

Te rrime drejt dhe po drejt te flasim!

Reagimi i Fatjon Elezajt:

Pas kalimit me sukses të zgjedhjeve marr shkas nga përmendja e emrit tim në statusin e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste.

Si fillim dua të sqaroj për të gjithë ju dhe për deputetin se unë:

– jam një familje e konvertuar në partinë socialiste pasi prindërit e mi kanë qënë anëtar edhe në partinë e Punës së asaj kohe;

– gjithashtu dua t’ju garantoj se që nga themelimi i Partisë Socialiste dhe deri më sot për asnjë moment të vetëm nuk jam larguar nga Partia Socialiste pavarësisht vlerësimit nga Partia Socialiste , jam krenarë që babi im ishte me Partinë Socialiste në 91, 92 , 96 dhe në 2005 ku duhet ta dimë mirë se PS e sotme nuk është ps e kpd- ve të 2000 -it  ku një takëm pështyheshin e lëpiheshin sipas interesit të tyre personal duke e nxjerrë PS në opozitë në 2005.

Sot PS ka zot. Ka Edi Ramën që tipave të tillë ia ka treguar rrugën që në fillim.

Miqtë e mi dua të sqaroj se kjo fushatë nuk ishte aspak normale për shkak të situatës që u krijua nga Covid 19 por për një gjë jam shumë i sigurt. Në sinqeritetin e çdo kryetari të OS dhe të çdo anëtari të PS për punën e bërë.

Gjithashtu dua t’ju them se ne ishim pa kryetar PS për Bashkinë Fier pasi kryetari i emëruar në krye të PS pas daljes së listës nuk indinjoi as për një falenderim ndaj Asamblesë së qytetit apo antarësisë.

Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi.

Të gjithë ne bëmë të pamundurën për të fituar sa më thellë me të gjithë anëtarët, me të gjithë Kandidatët për Deputet të cilët nuk hiqnin dot dorë nga vota individuale.

Ju zoti deputet i zgjedhur nuk mund të flisni në emër të PS Fier por të njesive të cilat ju mbuloni si deputet pasi ju Fierin e braktisët sapo doli lista e kandidatëve për deputet. Morët njësitë tuaja dhe as nuk u kujtuat se ishit kryetar i emëruar i PS.

Ekipet e Partisë Socialiste treguan se janë më të forta se ato të 1997-2005 duke siguruar mandatin e 3 -të rradhazi me kryetarin e tyre dhe me qendrimin që ka patur Partia Socialiste në terësi. Ju po vazhdoni të tentoni të përçani Partinë Socialiste Fier duke shkruar nëpër rrjetet sociale.

Ne Socialistët e Fierit si të gjithë Socialistët e Shqipërisë kemi punuar fort për kanditatët tanë për kryetar Bashkie dhe deputet.

Ne Socialistet jemi të sigurt se Partia Socialiste është partia e së drejtës dhe e vetmja forcë politike që bën shtet dhe Drejtësi. Ne e mirëpresim drejtësinë mbi këdo që ka abuzuar në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Fier , por kurrë nuk i përçajmë radhët tona duke ngritur akuza të pabaza ose akuza për të cilat ne nuk jemi të sigurt.

Ju zoti kandidat brenda 3 ditëve keni reagime të ndryshme të cilat na habisin dhe neve.

Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë.

Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste.

Së fundmi dua të falenderoj të gjithë të deleguarit që përfaqësuan denjësisht Rajonin 2 për zgjedhjet e 2021 , të gjithë kryetarët e OS , të gjithë Anëtarët e PS dhe t’ju them ju zoti deputet i zgjedhur i Partisë Socialiste se ne nuk jemi mësuar ta tradhëtojmë PS se PS është dhe do të jetë gjithmonë para çdo interesi personal të timit dhe të tonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu