Plasi prapë mes Eglës dhe Meritonit?! Aktorja bën gjithë shkumë moderatorin

0

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP3”, Egla Ceno ka vendosur që të relaksohet në vaskën e mbushur me shkumë.

E teksa ajo po qëndronte vetëm aty, pranë saj ka shkuar Meriton Mjekiqi. Ata të dy kanë kujtuar kohën kur kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe Egla e bëri me shkumë moderatorin.

SONDAZH / Kush largohet të shtunën nga Big Brother VIP?

Të njëjtën gjë bëri edhe kësaj radhe aktorja e njohur, por ndryshe nga hera e parë, tani ishte e gjitha me shaka.

 

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Kjo pjesa e shkumës po më pëlqen

Egla: Hajde pra, mos ma përdor

Meritoni: Po fytyrën?

Egla: A ta kam bërë dhe fytyrën? A do që ta bëj?

Meritoni: Po si mos me bërë edhe fytyrën, a plotësohet puzzle

Egla: Ok. Tjetër gjë tani

Meritoni: Besoj se edhe publiku tani na do më shumë se sa atëherë që na ka parë në po këtë pozicion, tu hangër me njëri-tjetrin.

Egla: Shih si një veprim mund të marrë dy konotacione të ndryshme. I njëjti veprim, i njëjti gjest, e njëjta lëndë e bardhë, të njëjtët njerëz

Meritoni: Me kënaqësi tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu