Plazhet e boshatisura nga pushuesit, Rama: Janë shtuar turistët britanikë në Shqipëri

0

Pavarësisht se në këtë sezon turistik vihet re një numër më i ulët pushuesish, kryeministri Edi Rama vijon të paraqesë shifra pozitive sa i takon tifozëve të huaj në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ai shkruan krahasuar me vitin e kaluar, deri në fund të korrikut, numri i turistëve britanikë në Shqipëri ka shkuar në 90 mijë nga 36 mijë që kishte qenë.

“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte ✈️

E mirënjohura britanike 🇬🇧 “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu