Plehrat, zhuli, dhe pisllëku mbysin shtëpinë e Big Brother. Shfaqen minjtë

0

Mesa duket mungesa e papastëritisë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ ka bërë të shfaqen dhe minjtë. Një bisedë mes banorëve të ‘Big Brother Vip’ ka zbuluar se në oborrin e shtëpisë ka minj.

Iliri, Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, dhe Tan Brama po diskutonin se kanë parë minj në oborr, por kjo bisedë u ndalua menjëherë nga dhoma e rrëfimit.

Pas zarfit të zi nga BBV për papastërtinë biseda e minjve vazhdoi përsëri në oborr.

Balerini Ilir Shaqiri teksa debaton me Beniadën i thotë se shumica i lenë mbeturinat kudo dhe vijnë minjtë.

Iliri: Secili nuk bën gjë ktu, është një zhul i paparë.

Beniada; Jo Ilir un jam marrë me lavanderin, Arjola po ashtu, ti ke mbajtur kuzhinën

Iliri: Shumica i len gjërat këtu në oborr, bëhet zhul vijnë minj aty.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu