Plot 600 mijë euro, njihuni me makinën super luksoze që iu konfiskua oligarkut rus (FOTO)

0

Si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë nga shtetet e Bashkimit Europian, Alisher Usmanov “humbi” parzmoren e tij Mercedes-Maybach.

Sipas Corriere della Sera, makina u konfiskua si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve, të cilët kanë marrëdhënie të ngushta me presidentin rus.

Mercedezi Maybach S 650 është i blinduar dhe mund të mbrojë edhe kundër sulmit me eksploziv. Gomat e makinës gjithashtu mund të përballojnë edhe sulmet me armë apo edhe shpërthimet.

Dritaret janë katër inç(10 cm) të trasha dhe dyert mund të hapen vetëm me pistona hidraulikë. Makina peshon 5 ton.
Motori që ndodhet në pjesën e përparme të makinës është versioni V12 me një kapacitet prej 6 litrash që prodhon 612 hp (kuaj fuqi).

Këtë makinë Usmanov e ka blerë në vitin 2018, për 600.000 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu