“Plumbi i Artë”/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e 8 të arrestuarve, Sharra e 7 të tjerët kërkuan lirimin nga burgu

0

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga tetë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’. Agron Qoli, Altin Ndoci, Ardian Uzuni, Elvis Koci (Caushllari), Fatos Goga (Tos Goga), Gentian Sharra, Ilirian Feci dhe Petrit Qoli kërkuan masa më të buta sigurie, por kërkesa e tyre u rrëzua nga trupi gjykues. Ata u vunë në pranga pas dëshmisë së të penduarit të drejtesisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit bashkë me bashkëpunëtorin Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Pas rrëfimeve të tyre u organizua operacioni “Plumbi i artë” dhe u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Agim Gjini u arrestua më vonë në Durrës, ndërsa 13 të tjerët kërkohen ende, me në krye Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit.

PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

12. Florenc Çapia

13. Abedin Mama (Dine Çami)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu