Plumbi qorr i merr jetën futbollistit 16-vjeçar! Reagon klubi

0

Një plumb qorr i ka marrë jetën futbollistit 16-vjeçar, Miguel Nazareno në Guayaqil. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet ekuadoriane kanë nisur hetimet.

Plumbi qorr i merr jetën futbollistit 16-vjeçar! Reagon klubi:

Miguel Nazareno

Sipas raportimeve, Nazareno ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Independiente del Valle, një nga akademitë më të njohura të futbollit në Guayaqil. Klubi i futbollit, reagoi pas lajmit se Nazareno humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e pasigurisë në vend.

“Familja e Independiente del Valle shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Miguel Nazareno, lojtarit të ekipit tonë të Independiente Juniors. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.”-shkroi klubi.

Miguel Nazareno luante si mesfushor dhe sulmues, dhe konsiderohej një talent premtues për të ardhmen e futbollit ekuadorian.