Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Filadelfia.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një çift nga Filadelfia, të hutuar nga pasioni, e çuan shprehjen “të tundësh varkën” në një nivel tërësisht tjetër kur seanca e tyre e nxehtë në makinë përfundoi me një freski të parakohshme… drejt e në lumë!
Çifti i paidentifikuar po kalonte momente të nxehta në sediljen e pasme të një Range Rover 2020… kur njëri prej tyre aksidentalisht preku levën e marsheve duke bërë që të përfundonin duke rënë në lumin Schuylkill në orën 04:15 mëngjesin e të mërkurës.
Policia e Filadelfias konfirmoi se çifti po “shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit” dhe patën fat pasi dolën nga mjeti teksa ishte në ujë, duke dalë të padëmtuar nga situata e tyre “e nxehtë”.
Range Roveri u nxorr nga lumi në orën 9 të mëngjesit, sot.
Nuk ka asnjë akuzë për çiftin pasionant… duket se dënimi i tyre i vetëm ishte të shkonin “qull” në shtëpi.