Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka shkruar përmes një postimi në Twitter se ish-kryeministri nuk mund të fshihet dhe të mos dëgjojë deklaratat e deputetit gjerman.
Bardhi thekson se PD nuk mund të kthehet më tek e shkuara dhe se Berisha po e fut partinë në rrugë pa krye duke e izoluar ndërkombëtarisht.
Postimi në Twitter:
3/4. Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.
Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.