“Po keqtrajtohet në qeli”, shoku i reperit: Cllevio Serbiano ka 4 ditë pa bukë

0

Të gjithë e njohin Cllevio Serbianon, ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj reperëve të estradës shqiptare.

Para pak ditësh, Kleviol Ahmeti u përfshi në një sherr me reperin Noizy.

Sherri e ka zanafillën tek disa video të shpërndara në Tik Tok, ku Cllevio shante Noizyn dhe pas një debati me sms, Ahmeti i shkoi Rigels Rajkut në lokal ku ky i fundit e rrahu bashkë me grupin e tij OTR.

Pas ngjarjes Klevioli u arrestua me bujë nga policia, ndërsa vetë Noizy i cili e dhunoi endet i lirë bashkë me të atin e tij.

Por si po trajtohet Cllevio tashmë që po ndodhet në paraburgimin e Fierit?

Bëhet me dije se reperi po trajtohet në mënyrë mizore nga policët e paraburgimit ku ndodhet.

Një shok i Cllevios përmes Instagramit të reperit ka shkruar një status në Instastory, ku  shprehet se që prej 4 ditësh, me urdhër të 3 punonjësve të paraburgimit të Fierit, Kleviol Ahmetaj është lënë pa bukë, në kushte mizorabël dhe në gjendje të keqe shëndetësore.