Po krasiste një pemë, shqiptari në Greqi bie nga lartësia prej 8 metrash

0

Një 51-vjeçar shqiptar në Greqi ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte. Mësohet se shqiptari ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë. Ai ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

Pas kësaj 51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon dhe nuk dihet ende se si ai u gjet në tokë dhe cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu