Po kryenin punime pranë lumit ‘Gjanica’, punonjësit zbulojnë predhat e Luftës së Dytë Botërore

0

Gjatë punimeve që po kryhen përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier, janë gjetur nga punonjësit qe po kryejnë punimet disa predha luftarake që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Predhat janë gjetur në afërsi të ‘Urës se Sheqit’ në afërsi te disa banesave.

Punonjësit e mjeteve që po kryejnë punimet për sistemin e brigjeve te lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti nga qendra në ‘Urën e Sheqit’, kanë parë predhat dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit e cila ia ka përcjellë më pas informacionin Ministrisë së Mbrojtjes.

Pritet ardhja e ekspertëve dhe ekipeve speciale të Ministrisë së Brendshme për të bërë të mundur zhvendosjen dhe më pas demontimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu