Po kthehej në atdhe për festa, 57-vjeçari shqiptar ndërron jetë rrugës

0

KOSOVË- Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës për tu bashkuar me familjen për festat e fundvitit. Mediat e Kosovës shkruajnë se Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe kishte zgjedhur që të kthehej në atdhe për kaluar pushimet, por ka ndërruar jetë papritur. Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka,”- thuhet në njoftimin e familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu