Po kthehej në shtëpi, 24-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

0

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Shqiptari, Florenc Kasa humbi kontrollin e makinës dhe më pas gjeti vdekjen e menjëhershme pas përplasjes, pak para kryqëzimit për Castelbellino.

I riu po kthehej për në shtëpi, kur u përplas me barrierat mbrojtëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar të riun, Kasa nuk arriti të mbijetonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu