Po ktheheshin nga ekskursioni, nxënësit befasohen kur shohin bagazhet

0

Nxënësit e një shkolle në Angli u befasuan kur u kthyen nga një ekskursion në Francë.

Në autobusin e tyre, në ndarjen e bagazheve, ata panë dy emigrantë.
Pasagjerët e papritur ishin fshehur mes çantave.
Sipas Daily Mail, fëmijët u shokuan nga ajo që panë.
Bagazhet ishin shtypur dhe mbuluar me urinë, thanë prindërit.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse personat janë arrestuar apo jo.

Një zëdhënës i policisë tha se me shumë gjasë bëhet fjalë për emigrantë të paligjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu