ITALI – Një 73-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Personi i identifikuar si Xhevdet Loshi, ishte duke lëvizur me biçikletë teksa u përplas nga një furgon që udhëtonte në të njëjtin drejtim. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe nuk mundi që t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës rajonale pranë zonës industriale. Sipas informacionve për Noa.al raportohet se Loshi, me origjinë shqiptare, jetonte prej disa kohësh në via Dante 16.