Po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari në Durrës

0

DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës një automjet ka përplasur një 50-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes 50-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu