Surprizë e keqe për Stefano Sensin pas kthimit të tij pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Torinos.Gjatë kohës që po zhvillohej sfida në “San Siro”, apartamenti i mesfushorit të Interit në qendër të Milanos është grabitur nga hajdutët.
Duke përfituar nga mungesa e lojtarit, hajdutët janë futur brenda nga dritarja dhe kanë vjedhur bizhuteri, ora dhe çantat e bashkëshortes së futbollistit, influencueses Giulia Amodio. Vlera e dëmit shkon rreth 200 mijë euro.
Mes sendeve të vjedhura është edhe një orë Patek Philippe me vlerë rreth dhjetëra mijëra euro. Pasi u kthye nga stadiumi, lojtari denoncoi policinë. Vlerësohet se janë vjedhur pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro.