Një tjetër lojtar ka rënë viktimë e hajdutëve gjatë kohës kur ka qenë duke luajtur në fushën e blertë. Kësaj radhe ishte Luis Muriel, i cili pas zhgënjimit të humbjes së Atalantës ndaj Villareal dhe eliminimit nga Champions League u kthye në shtëpinë e tij në Bergamo dhe gjeti një surprizë të pakëndshme.
Shtëpia ishte plaçkitur nga hajdutët. Alarmi u ngrit në orën 23:00 dhe në shtëpinë e tij kanë mbërritur karabineriët nga Bergamo.Sipas asaj që flitet, hajdutët kanë marrë orë dhe objekte të tjera me vlerë.