Po mbushte kovën për të luftuar zjarret në zonë, helikopteri humb kontrollin dhe bie në ujë në Francë, piloti dhe zjarrfikësi arrijnë të shpëtojnë (VIDEO)

0

FRANCË- Një incident me një helicopter tip Morane 29 përpak sa nuk përfundoi fatal për dy persona në Francë. Mësohet se helikopteri po mbushte uji për të shkuar më pas në zonat e zjarreve kur pesha e ujit e tërhq mjetin ajror në liqen.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00. Helikopteri u pa duke rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasej në ujë. Piloti dhe një zjarrfikës që ishte në bord arritën të dalin vetë dhe të mbërrijnë në breg pa dëmtime.

https://twitter.com/i/status/1959948623451697357