Po ndërronte tjegullat e çatisë, vdes tragjikisht punëtori shqiptar

0

Një tjetër punëtor shqiptar ka humbur jetën në Itali. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, që jetonte prej shumë vitesh në Firenze të Italisë.

Ai ka rënë nga çatia e një ndërtese dhe ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në Prato, pranë Firences, sot rreth orës 9:30.

Menjëherë u njoftua ambulanca, por shqiptari nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

56-vjeçari po zëvendësonte disa tjegulla në kapanonin e një ofiçine, kur shkeli në një dritare dhe ra tragjikisht. Drejtuesi i ofiçinës njoftoi menjëherë urgjencën, por dëmtimet e marra ishin shumë të rënda dhe fatale për punëtorin.

Burimi: FirenzeToday | joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu