Nëse Lulzim Basha nuk liron zyrën deri në datë 5 janar sic ka vendosur Komisioni i Rithemelimit, atëherë ai do të nxirret paqësisht nga zyra e tij.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka siguruar mbrëmjen e sotme se Basha do të nxirret nga zyra nga 4 mijë anëtarët që votuan për shkarkimin e tij, në mënyrë paqësore dhe butësisht, madje duke ia paketuar dhe gjërat të gjitha pa ja dëmtuar.
I ftuar në A2, Sali Berisha deklaroi se shpreson që Basha të ketë nxjerrë mësim nga 18 dhjetori, ku sipas Berishës persona të armatosur hynë në Selinë blu, dhe të lirojë vetë zyrën paqësisht.
“Do të ketë një protetsë paqësore. Butësisht dhe paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra, duke i thënë deputeti Basha kjo zyrë nuk është e deputetit por e atij që anëtarësia do zgjdhë për drejtimin e PD-së. Kaq do jetë dhe ai do dalë nga zyra. Paqësore do jetë. E them me bindje të plotë. Natyrisht, siç e konstatuan mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli në datë 18. Ky ishte akt shumë i rëndë. Akt ndër më të pashembullt në historinë e një partie politike. Akuza bëjën por nuk faktojnë dot. Këto qe themi ne i faktuan mediat me fotografi, me emra. Ne ja dimë emrat, nga erdhën dhe kush janë. Uroj të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 mijë anëtarëve, përndryshe ata butësisht dhe paqësisht do e nxjerrin nga zyra. Ata do ja paketojnë të gjitha ato gjëra që ka pa ja dëmtuar dhe do ia dërgojnë”, theksoi Berisha.