Po përdorte telefonin në tualet, vdes nga rryma elektrike ish-asistentja e deputetit!

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Rusi, teksa mësohet ka ndërruar jetë Anastasia Scherbinina. E ndjera nga Rusia, vetëm 25-vjeç ka vdekur nga një goditje elektrike pasi po përdorte telefonin e saj në banjë. Vajza ruse po karikonte telefonin kur u godit nga rryma elektrike në shtëpinë e saj në Novosibirsk, ndërsa mësohet se ka punuar si asistente e një deputeti në Rusi.

Raporti:

Ajo shkoi në tualet para se të flinte dhe kishte telefonin me vete. I kishte mbaruar bateria, kështu që ajo e futi në karikim që të mos ndahej nga telefoni teksa qëndronte në tualet. Telefoni i saj u godit nga rryma elektrike dhe vajza vdiq në çast. Policia kuptohet se po heton rrethanat e vdekjes së saj.
Autoritetet dhe policia ruse kanë bërë thirrje që të rinjtë të mos e përdorin telefonat në tualet, teksa janë shprehur se në vend po ndodhin një sërë vdekjesh nga goditja elektrike.

Burimi: extra.globo.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu