Po punonte me zetor, aksidentohet dhe humb jetën

0

Policia e Sarandës ka reaguar lidhur me një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e kaluar vetëm mesditën e sotme, ndërsa mësohet se një i moshuar ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë poshtë zetori.

Blutë njoftojnë se 67-vjeçari i identifuikuar si R. N. ka qenë duke punuar me zetor, kur ky i fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu