Po punonte në bujqësi, vdes nga temperaturat e larta i riu shqiptar në Itali

0

Trupi i tij është larguar që aty dhe pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një tokë bujqësore në Itali. Mediat italiane shkruajnë se trupi i shqiptari është pikasur ditën e sotme i pajetë në Falciano del Massico.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i riu shqiptar mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.

Trupi i tij është larguar që aty dhe pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Ende nuk ka informacione për identitetin e tij. Shqiptari ishte banor në zonën e Sparanise.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu