Po raportonte për motin, një qen ndërhyn duke e tërhequr, gazetarja e BBC rrëzohet

0

Gazetarja e BBC, Carol Kirkwood, u tërhoq duke u rrëzuar në tokë nga një qen gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë rreth motit.

Sipas mediave të huaja, prezantuesja skoceze e motit, 59 vjeçe, përfundoi duke “u nxjerrë jashtë” kamerës nga një qen i mrekullueshëm duke lënë bashkëprezantuesin e saj Dan Walker të habitur në studio.

Carol sapo kishte dhënë parashikimin nga Chelsea kur qeni me emrin Flash e tërhoqi dhe e përmbysi atë.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe futi kufjen përsëri.

“A je mirë Carol?” pyeti Dan, por pa përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu