Po rregullonte antenën, burri bie nga pallati dhe humb jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, pasditen e sotme.

Një person teksa po rregullonte antenën e televizorit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se trupi i pajetë është dërguar në morg. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Pogradec/Informacion paraprak.
Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu