Policia italiane në Pesaro arrestoi një 30-vjeçar shqiptar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Ai u kap në rrugë teksa po i jepte një personi tjetër 6.24 gr kokainë. Në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën 120 gr kokainë dhe 10 mijë euro.
Sipas mediave vendase, policia është e bindur se i riu shqiptar e njeh mirë organizimin e trafikut të drogës.
Shqiptari, ende i paidentifikuar nga mediat u shoqërua në burgun e Pesaros, ndërsa më pas për të gjykata e Urbinos vendosi masën “arrest shtëpie”.
Marrë nga “Il Resto del Carlino”