Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Tre të arrestuar në Kukës dhe në Korçë

0

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.  

Sipas uniformave blu, u bë arrestimi i Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë.

“Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volkswagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës,” informon policia.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Një tjetër rast ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijeve u godit edhe në Korçë.

Policia bën me dije se ka ndaluar një shtats të shapllur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu