Po transportonte emigrantë të paligjshëm, shoferi del nga rruga gjatë ndjekjes së policisë

0

Një aksident automobilistik ndodhi ditën e sotme në Kavala ku 11 emigrantë të paligjshëm u plagosën.

Sipas “Thestival.gr” , trafikanti që ishte edhe shoferi, për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, shtoi shpejtësinë e për pasojë humbi kontrollin e automjetit. Automjeti humbi kontrollin   dhe doli nga rruga duke plagosur të gjithë emigrantët.

Menjëherë pas ngjarjes shoferi arriti të dilte nga automjeti dhe të zhdukej. Autoritetet policore po kryejnë hetime për të gjetur dhe arrestuar trafikantin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu