Po u vendoste zjarrin pishave/ Dogji kodrën në Kombinat/ Kush është 37-vjeçari që arrestoi policia e Tiranës

0

Myslym Stafa, 37 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë në Kombinat duke i vendosur flakën një kodre me pisha. Për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe me pemë halore.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat.

Ky shtetas ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu