Po vidhnin banesën e kampionit italian, por u merr flakë shtëpia, shqiptarët dalin me vrap, bien në rrjetën e policisë

0

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në përpjekje për të grabitur banesën e Gianni Rivera, ish-futbollisti dhe politikani i njohur italian.

Shqiptarët u kapën me një aparaturë metalshkrirëse, që mendohet se do ta përdornin për të shkallmuar kasafortën brenda shtëpisë, ku Rivera mbante sendet me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Trevit. Dy shqiptarëve u ka dalë situata nga kontrolli dhe për arsye që mbeten ende për t’u zbardhur me aparaturën metalshkrirëse besohet se i kanë vënë pa dashje flakën gjithë shtëpisë.

Duke u ikur flakëve me një pjesë të sendeve me vlerë të grabitura ata kanë dalë menjëherë jashtë, por menjëherë janë vënë në prangat e policisë.

Gjatë kontrollit atyre iu gjet dhe sekuestrua si provë një medalje të marrë nga Milani, një fanelë origjinale e Ibrahimoviç, një medalje e ligave amatore dhe rreth 6 mijë euro.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu