Po vinin me pushime në Shqipëri, përplaset në Mirditë makina me targa serbe, 5 të plagosur

0

MIRDITË- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të soëm në Rrugën e Kombit. Mësohet se në fshatin Gziq të Mirditës, një makinë me targa serbe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Nga përplasja e rëndë kanë mbetur të lënduar 5 personat që ndodheshin në makinë, 3 fëmijët dhe çifti i bashkëshortëve. Të pestë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet gruaja.

Familja serbe ishte nisur për pushime drejt Shqipërisë. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë dhe për shkak të shpejtësisë së makinës.