Përmes një “Instastory” Monika Lubonja ka përgëzuar Einxhel dhe Dagz duke kujtuar momentet e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo gjithashtu ka theksuar se dyshja është duke pritur një vajzë.
Dj Dagz dhe Einxhel Shkira do të bëhen prindër për herë të parë ku para disa ditësh na e konfirmuan vetë këtë lajm të bukur. Së fundmi, Monika Lubonja ka nxjerrë “nxjerrë zbuluar” duke bërë me dije gjininë e fëmijës, edhe pse moderatores iu desh një kohë e gjatë ta pranonte publikisht këtë lajm.
Monika në një postim në Instastory, Instagram ka publikuar një foto të Dagz dhe Einxhel e cila ka shkruar: “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj, po edhe jona”, duke e shoqëruar me disa emoji puthjeje dhe zemrash.
Kujtojmë se dyshja janë njohur gjatë qëndrimit të tyre në reality show ‘Big Brother’ ku dhe filloi dashuria e tyre.