Duke folur në mikrofonat e “Cadena SER”, trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ardhjen e mundshme të Zinedine Zidane në pankinën e PSG-së:
“Nuk e di, nuk më takon mua të them. Zidane është një trajner i madh. Ai e ka treguar këtë me Realin. Kështu që ai mund ta bëjë këtë kudo. Duhet të pyesni drejtorin tim sportiv, presidentin tim.
Kur Zidane drejtonte Realin, kishte kaq shumë thashetheme për pasardhësin e tij. Dhe kur ju merrni postin e trajnerit të PSG, merrni edhe koston për sa i përket mosmarrëveshjeve”.
Pochettino më pas vazhdoi: “Ndonjëherë fati ynë nuk është në duart tona. Ne duhet të bëjmë më të mirën për klubin për të cilin punojmë. Jam plotësisht i fokusuar te PSG.”