Pogba, Manchester United i zbulon vendimin e papritur mesfushorit francez

0

Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet e përfunduar. Çuditërisht, pas disa muajsh lëvizjeje për të rinovuar kontratën, këtë herë ishte klubi anglez që u tërhoq.

Kështu shkruan Marca, sipas së cilës, në fakt, United do të kishte vendosur të ndërpresë negociatat për rinovimin e francezit dhe për pasojë do ta linte të largohej në qershor si lojtar i lirë. Problemet e ndryshme fizike kanë patur një rol të rëndësishëm në këtë vendim dhe Marca këmbëngul se qëndrimi i Pogbasë në “Old Trafford” është një mundësi që përjashtohet.

Ky lajm mund të sjellë një mundësi të artë për të gjithë klubet që interesohen për francezin, ku përfshihet edhe Reali i Madridit me Florentino Perez që është gati të përmbushë çdo dëshirë. Nuk duhet harruar as Juventus, një dashuri e mesfushorit francez që kaloi periudhën më të bukur të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu