Paul Scholes, ish-lavdia e Manchester United, i cili ka veshur fanelën e kuqe për 19 sezone radhazi, nuk e ka fshehur zhgënjimin “e madh” për Paul Pogba, që kur ai u ble nga Juventusi në verën e 2016, një transferim që ai ia kaloi 100 milionë eurot.
Ish-lojtarit të kombëtares angleze, tani 47 vjeç, i cili ndau dhomën e zhveshjes me mesfushorin francez gjatë periudhës së tij të parë në “Old Trafford” në sezonin 2011/12, i vjen keq që, në moshën 29-vjeçare, ende nuk është në gjendje të arrijë potencialin e tij të plotë.
“Unë isha atje, kur ai ishte fëmijë dhe si fëmijë kishte absolutisht gjithçka që mund të kërkohet ndonjëherë nga një mesfushor. Ai ka një fizik, mund të vrapojë…”,- ka nisur ai, duke kujtuar dhe folur për radion britanike “talkSPORT”.
Por fjalët më gërryese pasuan menjëherë më pas. “Por unë nuk mendoj se si ai nuk ka evoluar si lojtar. Bën të njëjtat gabime pa pushim. Është një zhgënjim, nuk kam dyshim, që duhet të ndryshojë ambient”,- ka shtuar ai duke iu referuar përfundimit të kontratës me “Djajtë e Kuq” në qershor.