Policia arreston 32-vjeçarin në Tiranë, dhunonte bashkëshorte

0

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona ditën e sotme dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë për shkelje të ligjit të formave të ndryshme.

Nga pesë të arrestuarit , E. A., 32 vjeç nga Tirana është vënë në pranga se ka dhunuar bashkëshorten kurse A. D., 28 vjeç i ka marrë para një qytetareje pasi e ka mashtruar. Në Kavajë është arrestuar E. Ç., 18 vjeç pasi i jepte makinës pa patentë kurse A. A., 25 vjeç dhe J. D., 40 vjeç i jepnin makinës nën efektin e alkoolit.

Kurse tre personat e proceduar penalisht kanë ndotur mjedisin. S. T., 52 vjeç ka hedhur mbeturina në Petrelë kurse B. K., 51 vjeç dhe U. A., 47 vjeç kishin hedhur plehra duke ndotur lumin Lana në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin e shtetasit E. A., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit E. Ç., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve A. A., 25 vjeç dhe J. D., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin S. T., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur inerte në fshatin Petrelë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit B. K., 51 vjeç dhe U. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë hedhur inerte të ndryshme pranë lumit të Tiranës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu