Policia belge “i qepet” mafias shqiptare: Kontrollojnë trafikun e kokainës dhe çojnë persona në Angli!

0

Policia belge bastisi mbi njëqind ambiente mëngjesin e djeshëm si pjesë e një operacioni të vazhdueshëm për kapjen e trafikantëve të kokainës. Ndryshe nga dy ditë më parë kur vëmendja e policisë u përqendrua në Antëerp, dje hetuesit u fokusuan në Bruksel. Bastisjet u bënë të mundura pasi policia fitoi akses në mesazhet e dërguara nëpërmjet telefonave të koduar Sky ECC.

 

Policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite. Hetimi solli një seri arrestimesh spektakolare në mars.Policia po vijon ndjekjen duke shkatërruar disa rrjete droge dhe duke arrestuar. Dhjetë persona, disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antëerp të hënën. Ata dyshohet se kanë futur drogën në vend nëpërmjet portit.

Me zhvendosjen e aksionit të policisë drejt Brukselit, mafia shqiptare është në ‘lupën’ e hetuesve. Mafia shqiptare po luan një rol në rritje në trafikun e kokainës përmes portit të Antëerp-it dhe trafikimit të personave në Britaninë e Madhe, ku Belgjika është një vend tranzit. Në mars të vitit të kaluar, hetuesit belgë udhëtuan në Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin me kolegët e tyre shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu