Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle makinave luksoze dhe drejtuesve të tyre

0

VLORË- Efektivë të policisë së Vlorës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj, për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Në kontroll po kalojnë edhe shoferët për posedim të sendeve të kundraligjshme edhe posedim të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu