
Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, për akte terroriste. Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë.
Tensionet janë të larta në vend, teksa mbështetësit e ish-liderit janë mbledhur jashtë shtëpisë së tij. Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit.
Policia njoftoi akuzat pasi politikani i kthyer në krik akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili është vetë i arrestuar nën akuzat për kryengritje.
Në një fjalim publik të shtunën, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare grua për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar të kolegut të tij partiak.
“Duhet të përgatiteni gjithashtu pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalimin, duke iu referuar drejtpërdrejt dyshes.