Policia e Sarandës arreston dy shtetas, njëri prej tyre dhunoi punonjësin e burgut

0

Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP-së).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu