Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë me profesion muratorë, gjatë një hetimi antidrogë të nisur në fillim të këtij viti.
Operacioni në fjalë çoi në sekuestrimin e 17 kg kokainë dhe 60 mijë eurove që i posedonte një bashkatdhetar i tij.
Ai u ndalua në aeroportin e Perugia-s pas një periudhe të kaluar jashtë vendit, ku dhe i sekuestruan 13 mijë euro.
Gjithashtu policia gjeti edhe një vend të fshehtë poshtë sediljes së makinës së tij, që dyshohet se është përdorur për të fshehur lëndën narkotike.