Policia jep informacion për aksidentin me 6 të plagosur në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’

0

Policia jep informacion lidhur me aksidentin që ndodhi pas përplasjes së dy mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas

Librazhd/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu