Policia kap çiftin që ishte duke e bërë në makinë dhe i çon në komisariat

0

Një çift nga Ukraina janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën duke bërë seks në makinën e tyre mes të sheshit Heraklion. Çifti ukrainas e shndërruan automjetin e tyre në një fole dashurie në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve nga qytetarët, këta janë dy ukrainas 36-vjeçarë që janë në Kretë me pushime. Çifti i turistëve u lokalizua nga punonjës policie pasi kishin parkuar makinën e tyre në një rrugë kryesore të Heraklion dhe për të bërë seks, indiferent ndaj qindra kalimtarëve.

Policia pasi ndërpreu çiftin i çoi të dy në Komisariat duke i arrestuar. Dy ukrainasit pasionantë tani po përballen me drejtësinë nën akuzat për fyerje të vendeve publike .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu