Policia kap dy hajdutët në Berat, gjatë arrestimit u gjen edhe drogë

0

BERAT- Policia e Beratit ka vënë në pranga Artan Buçpapaj, 40 vjeç dhe Adrian Gjinolli, 32 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa herë gjatë këtij muaji, sende personale në 1 automjet, si dhe pajisje në 2 banesa të ndryshme. Burime zyrtare shtojnë se gjatë arrestimit, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan doza të dyshuara të lëndës narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë

Vidhnin në mënyrë të përsëritur dhe posedonin doza kanabisi, dy të arrestuar në Berat. Strukturat operacionale të DVP Berat, si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë arrestuar shtetasit Artan Buçpapaj, 40 vjeç dhe Adrian Gjinolli, 32 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), të dy banues në Berat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa herë, gjatë këtij muaji, sende personale në një automjet, si dhe pajisje në 2 banesa të ndryshme.

Gjatë arrestimit, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan doza të dyshuara të lëndës narkotike kanabis. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu