Një sasi e madhe droge e ndarë në 323 pako është sekuestruar nga policia libiane. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të rendit dhe mediave është se në këto pako ishte stampuar fytyra e presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Sipas mediave, droga është e llojit hashash.
E gjithë sasia ishte vendosur në një varkë, e cila u mbyt në ujërat e Libisë dhe pakot u shpërndanë nga vaëlt e detit duke i nxjerrë në breg. Deri tani, nuk është publikuar sasia e plotë e drogës së sekuestruar.
Trafiku i drogës është fenomeni kryesor kriminal që dominon në Libi. Disa ditë më parë, banorët në Talmitha dhe Butraba gjetën në brigjet e detit sasi të madhe hashashi. Pakot ishin të stampuara me fytyrën e ish-trafikantit famëkeq të drogës Pablo Escobar.
Burimi: The Moscow Times