Policia me ‘dorë të hekurt’, arrestohet në Han të Hotit i riu i kërkuar në Spanjë, pranga turkut që lëvizte me dokumente false në portin e Durrësit

0

Dy persona janë arrestuar në pikat kufitare të Shqipërisë. Një 35-vjeçar përfundoi pas hekurave pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet spanjolle, ndërsa një shtetas turk u arrestua në portin e Durrësit, pasi lëvizte me dokumente false.

NJOFTIMI I POLICISE

Intensifikohet puna e shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.

-PKK Hani i Hotit/Ndalohet në dalje, një 35-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në Spanjë, për vjedhje në banesa.

-PKK Port, Durrës/Tentoi të dilte nga Shqipëria, me leje qëndrimi false, arrestohet 47-vjeçari turk.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të vendit, të mbështetura në analizat e riskut dhe në punën e inteligjencës policore, shërbimet e Policisë Kufitare vunë në pranga 2 shtetas, konkretisht:

-në PKK Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

-në PKK Port, Durrës, u dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu