Pamje të rënda janë publikuar në mediat e huaja ku tregojnë dhe dhunën që ushtria revolucionare ushtron ndaj protestuesve të cilët prej më shumë se një muaji po protestojnë në sheshet kryesore të Teheranit.
Siç shihet edhe në video tre efektivë të Policisë godasin me shuplakë në fytyre një grua. Pasi e godasin ata e fyejnë me fjalë fyese teksa e shtyjnë. Ndërkohë ajo u “kundërpërgjigjet” por jo me dhunë por me fjalë.
Kryengritja mbarëkombëtare në Iran po hyn në muajin e dytë të hënën, duke shënuar ditën e 32-të të këtyre protestave të vazhdueshme kundër regjimit. Të hënën u raportua për protesta studentore në disa qytete. Në Shahrekord, studentët e Universitetit Islamik Azad shprehën vullnetin e tyre për të vazhduar protestat dhe rrugën e të gjithë protestuesve që janë vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit. Studentët e Universitetit Khajeh Nasir Toosi gjatë protestave kanë brohoritur njëzëi kundër regjimit dhe sistemit në vend pas ngjarjeve të fundit.