Policia e Tiranës i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.
Në shkresën e saj, Policia bën me dije se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.
Adriatik Llalla tashmë është i dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për “fshehje e të ardhurave”, nuk ka marrë pjesë në seancat gjyqësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës.
Tashmë SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.
Vijon…